KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shiroka-Pula priti përfaqësueset e strehimoreve të Kosovës

Shiroka-Pula priti përfaqësueset e strehimoreve të Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim një delegacion të përfaqësueseve të strehimoreve të Kosovës, me të cilat ka diskutuar për mbrojtjen e grave nga dhuna, sfidat me të cilat përballen strehimoret dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit institucional.

Gjatë takimit, Presidentja vlerësoi punën dhe përkushtimin e përfaqësueseve të strehimoreve në mbrojtjen e grave, garantimin e sigurisë së tyre dhe mbështetjen për riintegrim në shoqëri.

Ajo theksoi se mbrojtja e grave nga dhuna dhe garantimi i dinjitetit të tyre përbëjnë përgjegjësi të përbashkët institucionale dhe shoqërore, duke nënvizuar se asnjë grua nuk duhet të përballet e vetme me dhunën apo vështirësitë.

Në takim, Shiroka-Pula u interesua për sfidat dhe nevojat konkrete të strehimoreve, si dhe për mundësitë e rritjes së mbështetjes institucionale, me qëllim që shërbimet për gratë që përballen me dhunë të jenë të qëndrueshme, të qasshme dhe efektive.

Presidentja shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm me përfaqësueset e strehimoreve, shqyrtimin e mundësive për mbështetjen e punës së tyre dhe adresimin e çështjeve që kërkojnë vëmendje institucionale. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.