KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Presidentja Shiroka-Pula takon përfaqësueset e strehimoreve, thekson nevojën për mbështetje më të madhe për gratë

Presidentja Shiroka-Pula takon përfaqësueset e strehimoreve, thekson nevojën për mbështetje më të madhe për gratë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim përfaqësueset e strehimoreve të Kosovës, me të cilat ka diskutuar për mbrojtjen e grave nga dhuna, sfidat me të cilat përballen strehimoret dhe nevojën për forcimin e mbështetjes institucionale.

Sipas një komunikate të Zyrës së Presidentes, Shiroka-Pula ka vlerësuar punën dhe përkushtimin e përfaqësueseve të strehimoreve në mbrojtjen e grave, garantimin e sigurisë së tyre dhe mbështetjen për riintegrim në shoqëri.

Gjatë takimit, ajo ka theksuar se mbrojtja e grave nga dhuna dhe garantimi i dinjitetit të tyre janë përgjegjësi e përbashkët institucionale dhe shoqërore.

Presidentja ka nënvizuar se asnjë grua nuk duhet të përballet e vetme me dhunën apo vështirësitë, duke shprehur interesim për sfidat dhe nevojat konkrete të strehimoreve.

Po ashtu, është diskutuar për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit me institucionet, me qëllim që shërbimet për gratë që përballen me dhunë të jenë të qëndrueshme, të qasshme dhe efektive.

Shiroka-Pula ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm me përfaqësueset e strehimoreve, si dhe për shqyrtimin e mundësive për mbështetjen e punës së tyre dhe adresimin e çështjeve që kërkojnë vëmendje institucionale.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.