KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Federata palestineze kundër zhvendosjes së Kupës së Azisë 2027 nga Arabia Saudite

Federata palestineze kundër zhvendosjes së Kupës së Azisë 2027 nga Arabia Saudite

Federata e Futbollit e Palestinës ka kundërshtuar mundësinë e zhvendosjes së Kupës së Azisë 2027 nga Arabia Saudite, duke shprehur besimin e plotë se vendi do të jetë në gjendje ta organizojë turneun sipas planit të paraparë.

Reagimi vjen në një kohë kur situata e sigurisë në rajon ka ngritur pikëpyetje për organizimin e garës kontinentale, pas sulmeve të fundit në Arabinë Saudite dhe shqetësimeve për sigurinë e lojtarëve dhe tifozëve.

Përmes një deklarate zyrtare, federata palestineze shprehu solidaritetin e saj me Arabinë Saudite, udhëheqjen dhe popullin e saj, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së sigurisë dhe stabilitetit në vend.

“Federata e Futbollit e Palestinës shpreh besimin e plotë në aftësinë e Mbretërisë së Arabisë Saudite për të organizuar dhe pritur Kupën e Azisë 2027 sipas standardeve më të larta organizative dhe teknike”, thuhet në deklaratë.

Federata palestineze theksoi gjithashtu marrëdhëniet e ngushta mes dy popujve dhe mbështetjen historike saudite për çështjen palestineze dhe të drejtat e popullit palestinez.

Palestina e nis turneun kundër Arabisë Saudite

Pjesëmarrja në këtë garë ka rëndësi të veçantë për përfaqësuesen palestineze, pasi ajo pritet ta nisë aventurën në Kupën e Azisë 2027 pikërisht kundër Arabisë Saudite, në ndeshjen hapëse të turneut.

Kupa e Azisë do të zhvillohet nga 7 janari deri më 5 shkurt 2027, me 24 përfaqësuese pjesëmarrëse.

Arabia Saudite do ta organizojë për herë të parë këtë kompeticion kontinental.

Ndërkohë, pavarësisht diskutimeve për situatën e sigurisë, ende nuk është njoftuar zyrtarisht ndonjë vendim për zhvendosjen e turneut nga Arabia Saudite. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.