KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Canaj: Presidentja duhet t’i vizitojë ish-krerët e UÇK-së në Hagë, do të ishte mesazh për ndërkombëtarët

Canaj: Presidentja duhet t’i vizitojë ish-krerët e UÇK-së në Hagë, do të ishte mesazh për ndërkombëtarët

Ish-ambasadori Blerim Canaj ka thënë se presidentja e Kosovës, Justin Shiroka-Pula duhet t’i vizitojë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, duke e cilësuar një vizitë të tillë si mesazh për bashkësinë ndërkombëtare.

Canaj ka deklaruar se politika e jashtme e Kosovës duhet të fokusohet aktualisht në këtë çështje, ndërsa ka theksuar se përgjegjësia për angazhimin në këtë proces nuk duhet t’u lihet vetëm avokatëve.

Sipas tij, procesi në Hagë ka përtej katër individëve, pasi, siç është shprehur ai, nëse shihet në tërësi mënyra se si ka përfunduar lënda, krijohet përshtypja se aty po gjykohet edhe një institucion.

“Unë mendoj që është koha që edhe presidentja t’ua bëjë një vizitë atyre në Hagë, për shkak se do të ishte një mesazh për bashkësinë ndërkombëtare”, ka deklaruar Canaj.

 

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.