Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, Admiralin George M. Wikoff, dhe komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneralmajor Roberto Vergori.
“Në takimin me Admiralin Wikoff dhe me Gjeneralmajor Vergori, u bisedua për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, zhvillimet dhe aktualitetin, sikurse për bashkëpunimin dhe bashkërendimin ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe NATO-s.”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Media të Kryeministrisë.
Kurti shprehu falënderime dhe mirënjohje për kontributin e NATO-s, për paqen e qëndrueshme dhe stabilitetin afatgjatë në Kosovë dhe mbarë Ballkanin Perëndimor.
Burimi: klankosova.tv ↗

