KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Deputetja italiane: Stabiliteti në Kosovë i brishtë, prania e NATO-s thelbësore

Deputetja italiane: Stabiliteti në Kosovë i brishtë, prania e NATO-s thelbësore

Të mërkurën është bërë ndërrimi i komandës së KFOR-it mes gjeneralmajori turk, Ozkan Ulutas, te gjeneralmajori italian Roberto Vergori.

Deputetja italiane Paola Chiesa, nëpërmjet një postimi në Facebook këtë e ka cilësuar si një moment historik për Italinë.

“Sot Italia shkruan histori. Gjenerali Roberto Vergori, një nga oficerët më të mirë të Ushtrisë Italiane, merr komandën e misionit të NATO-s, Forca e Kosovës – KFOR. Kjo është një kënaqësi dhe krenari e madhe për kombin tonë dhe për Forcat tona të Armatosura. T’i shërbesh atdheut jashtë vendit është një privilegj dhe jam e sigurt se gjenerali Vergori do ta bëjë këtë, ashtu siç ka vepruar gjithmonë, me nder, besnikëri, sakrificë dhe guxim”, ka shkruar ajo, raporton Klankosova.tv.

Në ndërkohë, deputetja italiane përmendi edhe dialogun e ndërmjetësuar nga BE, Kosovë-Serbi, i cili, sipas saj, po përparon me vështirësi.

Ajo shtoi se prania e NATO-s dhe e Forcave të Armatosura është thelbësore.

“Misioni në Kosovë mbetet edhe sot një mision tejet delikat. Stabiliteti i arritur është i brishtë, në veri tensionet shpërthejnë periodikisht, ndërsa dialogu politik ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës përparon me vështirësi. Në këtë kontekst, prania e NATO-s dhe e Forcave të Armatosura është thelbësore për ruajtjen e paqes dhe garantimin e sigurisë për të gjitha komunitetet”, u shpreh deputetja italiane, Paola Chiesa. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.