Një këmbësore ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot në Gjakovë.
Siç mëson Klankosova.tv ajo ka pësuar lëndime në hundë dhe është dërguar për tretman mjekësor.
Sipas burimeve të Klanit brenda policisë, lëndimet e saj janë të lehta dhe ajo është jashtë rrezikut për jetën.
Në momentin e aksidentit viktima ishte duke kaluar rrugën, ku edhe u godit nga një veturë me targa të Shqipërisë, e cila drejtohej nga një grua tjetër.
Burimi: klankosova.tv ↗

