KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Berisha e vlerëson të panevojshëm vendimin për një muaj paraburgim ndaj Gecit: U caktua për shkak të emrit të përveqëm jo kushteve ligjore

Berisha e vlerëson të panevojshëm vendimin për një muaj paraburgim ndaj Gecit: U caktua për shkak të emrit të përveqëm jo kushteve ligjore

Avokati i Gani Gecit, Besnik Berisha është deklaruar për media pasi Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Gecit për shkak të kanosjes ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj.

Ai ka njoftuar se i është caktuar paraburgim prej 30 ditësh, ndërsa atë vendim e ka vlerësuar si jo të duhur.

“Natyrisht, se e vlerësojmë si një vendim me papërshtatshmëri ligjore, absolutisht i panevojshëm dhe në kundërshtim me secilën praktikë që Gjykata ka zbatu deri më sot. Jemi të bindur se masa e paraburgimit është caktuar për shkak të emrit të përveqëm jo për shkak të kushteve ligjore, por gjithsesi besojmë se do të korrigjohet në seancën e parë që do të jetë Gjykata e Apelit me një ankesë që do të ushtrohet brenda afatit ligjor”, ka thënë Berisha. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.