KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

LSDM: OBRM-PDUKM, VLEN dhe ZNAM nuk siguruan kuorum, seanca parlamentare u ndërpre

LSDM: OBRM-PDUKM, VLEN dhe ZNAM nuk siguruan kuorum, seanca parlamentare u ndërpre

OBRM-PDUKM, VLEN dhe ZNAM nuk siguruan kuorum për punën e Kuvendit sot, prandaj seanca parlamentare u ndërpre, njoftojnë nga LSDM.

“Nga pothuajse 80 deputetë të shumicës qeverisëse, ata nuk mund të sigurojnë as kuorum. Çfarë bëjnë deputetët e qeverisë dhe për çfarë i paguajnë qytetarët?

Ata refuzojnë Ligjin për Pagën Minimale prej 600 eurosh, refuzojnë Ligjin për Mbështetjen e Fermerëve, refuzojnë gjithçka që është në interes të qytetarëve.

Nuk ka para për popullin, ka vetëm për tendera kriminalë.

Kjo është arsyeja pse deputetët e LSDM-së dhe koalicionit nuk hynë në sallë në shenjë proteste sepse OBRM-PDUKM, VLEN dhe ZNAM hodhën poshtë sot projektligjin për mbështetje financiare për fermerët.

Qeveria hodhi poshtë ndihmën specifike për fermerët, dhe më pas dështoi të sigurojë kushte për vazhdimin e seancës.
Sigurimi i kuorumit është përgjegjësi e shumicës qeverisëse. Qytetarët i paguajnë deputetët për të punuar, për të miratuar ligje dhe për të zgjidhur problemet që i shqetësojnë qytetarët”, thonë nga LSDM./Telegrafi

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.