KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Llapi nuk arrin ta mposhtë Feronikelin ’74 që luajti me dhjetë lojtarë në fushë

Llapi nuk arrin ta mposhtë Feronikelin ’74 që luajti me dhjetë lojtarë në fushë

Feronikeli 74 dhe Llapi kanë ndarë pikët në kuadër të xhiros së nëntë të Albi Mall Superligës së Kosovës, pasi përballja mes tyre përfundoi me rezultat 0-0.

Ndeshja pati momente interesante, me Llapin që shënoi në pjesën e parë, por goli i Aris Sorensenit në minutën e dhjetë u anulua për shkak të prekjes me dorë të topit nga mbrojtësi Gentrit Jaha në aksionin paraprak.

Vendasit u përballën me një vështirësi të madhe në minutën e 36-të, kur Fatmir Rexhaj u ndëshkua drejtpërdrejt me karton të kuq, duke e lënë Feronikelin 74 me një futbollist më pak në fushë.

Pavarësisht epërsisë numerike për pjesën e mbetur të ndeshjes, Llapi nuk arriti ta shfrytëzonte këtë avantazh për të shënuar golin e fitores.

Në anën tjetër, Feronikeli 74 arriti ta ruante portën të paprekur deri në fund, duke siguruar një pikë nga kjo përballje.

Kështu, të dyja skuadrat u desh të kënaqeshin me nga një pikë në këtë duel të xhiros së nëntë të elitës së futbollit kosovar./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.