KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Të martuarit po jetojnë më gjatë se beqarët në Zvicër, megjithëse jetëgjatësia atje po rritet më ngadalë

Të martuarit po jetojnë më gjatë se beqarët në Zvicër, megjithëse jetëgjatësia atje po rritet më ngadalë

Jetëgjatësia në Zvicër vazhdon të rritet, por me ritmin më të ngadaltë që nga fillimi i regjistrimeve statistikore.

Të dhënat e reja tregojnë gjithashtu dallime të dukshme mes personave të martuar dhe atyre beqarë, veçanërisht pas moshës 65-vjeçare.

Sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave të Zvicrës, për periudhën 2018–2023, jetëgjatësia mesatare në lindje ishte 81.6 vjet për burrat dhe 85.5 vjet për gratë.

Një nga gjetjet kryesore lidhet me statusin martesor, shkruan Blick, transmeton Telegrafi.

Burrat e martuar që kanë mbushur 65 vjet pritet të jetojnë mesatarisht edhe 4.4 vjet më gjatë se burrat beqarë. Te gratë e së njëjtës grupmoshë, diferenca është 3.7 vjet në favor të atyre që janë të martuara.

Megjithatë, këto shifra nuk dëshmojnë se martesa është vetë shkaku i jetëgjatësisë më të madhe. Gjendja shëndetësore, kushtet sociale dhe ekonomike, si dhe mënyra e jetesës, mund të ndikojnë gjithashtu në këto dallime.

Sipas statistikave zyrtare, jetëgjatësia në Zvicër është rritur ndjeshëm gjatë dekadave të fundit. Megjithatë, pandemia e COVID-19 ndikoi në këtë zhvillim, duke shkaktuar rënie të përkohshme të jetëgjatësisë në vitin 2020.

Pas pandemisë, treguesit janë rikuperuar gradualisht, por rritja nuk ka vazhduar me ritmin e mëparshëm./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.