KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Bojkot në fakultete e shkolla, tym e flakë mes policisë dhe studentëve

Bojkot në fakultete e shkolla, tym e flakë mes policisë dhe studentëve

Protesta e studentëve dhe nxënësve u rikthye sot me bojkot mësimi në Fakultetin e Mjekësisë, Drejtësisë, Politekniku, Filologjiku gjimnazi “Partizani”. Këta të fundit kane qene te ndare, një pjesë për të bojkotuar dhe një pjesë për të marrë pjesë në mësim. Ata që bojkotuan dogjën kosha në mes të rrugës së “Dibrës”, duke bllokuar qarkullimin, shkruan Faktoje.al.

14.45– Ministria e Arsimit në flakë

Godina e Ministrisë së Arsimit raportohet se është sulmuar me molotov nga protestuesit, duke shkaktuar zjarr në katin e parë “Digje! Digje!”, degjohej thirrja e disa prej protestuesve teksa ndaj godinës hidheshin lëndë plasëse.

Foto: Faktoje.al

Pas disa minutash, kane ndërhyrë forcat e policise duke larguar protestuesit dhe normalizuar situaten.

Ndërkohe dega e një banke të nivelit të dytë në Tiranë është shkatërruar nga protestuesit në Rrugën e Durrësit. Përveç xhamave të thyer, protestuesit janë futur brenda dhe kanë shkatërruar raftet dhe dokumentet që ndodheshin aty.

14.22– Ministria e Shëndetësisë: 4 protestues dhe 1 efektiv policie kërkuan ndihmë mjekësore

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale njoftoi se pas zhvillimeve të protestës së sotme, në strukturat spitalore janë paraqitur 4 protestues dhe 1 efektiv policie. Në Spitalin Universitar të Traumës është paraqitur 1 protestues, i cili po i nënshtrohet ekzaminimeve dhe, sipas Ministrisë, është në gjendje të mirë shëndetësore dhe koshient. Në të njëjtin spital mori trajtim edhe 1 efektiv policie, i cili më pas u largua me këshillën e mjekut.

Ndërkohë, në QSUT janë paraqitur 3 protestues me dëmtime të lehta. 2 prej tyre janë larguar pas marrjes së trajtimit mjekësor, ndërsa personi i tretë vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Ministria bëri të ditur se po vijon të ndjekë situatën dhe do të japë përditësime të mëtejshme.

Ministria përgënjeshtroi gjithashtu si të pavërteta postimet që pretendonin humbje jete në strukturat spitalore, duke deklaruar se nuk ishte regjistruar asnjë viktimë.

14.15- Protestuesit përzënë deputetin e PD, Edi Paloka. Për më shumë lexo në /Faktoje.al/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.