KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Indonezia po mbytet nga tymi

Indonezia po mbytet nga tymi

Ndërsa Indonezia po përballet me sezonin më të rëndë të zjarreve pyjore në një dekadë, një mjegullim toksik po ua vështirëson frymëmarrjen miliona banorëve të rajonit.

Ajri në ishujt Kalimantan dhe Sumatra ka marrë një ngjyrë të frikshme qelibari, ndërsa cilësia e tij ka arritur nivele të rrezikshme, shkruan bbc.

Mjegulla e dendur, e njohur edhe si smog, është përhapur përtej kufijve të Indonezisë, duke prekur vendet fqinje dhe duke ngritur shqetësime për shëndetin publik. Ajo ka mbuluar horizontin e Singaporit dhe ka detyruar disa shkolla në Malajzi të mbyllen.

Ndërkohë, po rritet zemërimi ndaj kompanive të akuzuara për djegien e tokave bujqësore, si dhe ndaj autoriteteve që kanë hasur vështirësi në ndalimin e këtyre praktikave.

Zjarret pyjore që shpërthejnë çdo vit gjatë sezonit të thatë kanë qenë veçanërisht intensive këtë vit, për shkak të fenomenit jashtëzakonisht të fortë klimatik El Niño, i cili ndryshon modelet e motit në mbarë botën.

Sipas platformës së pavarur për monitorimin e pyjeve, Nusantara Atlas, në Indonezi janë regjistruar 1.043.377 vatra zjarri, të cilat kanë djegur gjithsej 900 mijë hektarë tokë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.