KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mehmetaj i përgjigjet Gecit: S’mund ta dërgosh askënd në Polici për opinione, ka marrë fund ajo kohë

Mehmetaj i përgjigjet Gecit: S’mund ta dërgosh askënd në Polici për opinione, ka marrë fund ajo kohë

Postimi i Lirim Mehmetajt:

Deputeti i pushtetit Fatos Geci paska shkruar se është ankuar për mua në polici, duke dashur kështu të tregojë se ai i përcjellë rrugët institucionale për të zgjidhur problemet.

Sikur të ishte kështu, nuk do të dërgonte familjarë në zyrën time, madje edhe po të donin ata do t’i ndalonte ky duke iu treguar se këto punë zgjidhen përmes rrugëve institucionale.

E vërteta është se ai ka shkuar në polici vetëm pasi ngjarja i ka marrë përmasat që i ka marrë, duke treguar kështu se ai nuk e respekton as shtetin që vetë partia e tij e udhëheqë.

Përndryshe, nuk mund ta dërgosh askë në polici për opinione. Në shtete demokratike të paktën jo. Njëjtë siç nuk mund ta dërgojë askush Fatos Gecin në polici për atë që ka thënë ai.

Nëse ai beson se ka elemente të shpifjes, apo fyerjes në postimin tim, mund të më paditë për shpifje e fyerje dhe ballafaqohemi në gjykatë.

Koha kur njerëzit dërgohen në burg për opinione ka marrë fund dhe nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë që ajo kohë të rikthehet prapë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.