KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Protesta e studentëve në Tiranë, BE-ja kërkon respektim të të drejtave themelore dhe hetim për policët që ushtruan dhunë

Protesta e studentëve në Tiranë, BE-ja kërkon respektim të të drejtave themelore dhe hetim për policët që ushtruan dhunë

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar lidhur me përshkallëzimin e dhunshëm të protestës në Tiranë, duke shprehur shqetësim për situatën e krijuar.

Delegacioni i BE-së thekson se liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane, të cilat duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore.

Gjithashtu, Delegacioni shprehet se është në dijeni të pretendimeve për përdorim të tepruar të dhunës nga policia ndaj protestuesve dhe gazetarëve.

“Presim që veprimet e policisë të jenë proporcionale dhe të respektojnë të drejtat themelore, si dhe presim që këto raste të hetohen me përparësi”, thuhet në reagim.

Delegacioni i Bashkimit Evropian u bën thirrje të gjitha palëve të ulin tensionet, duke theksuar se dialogu konstruktiv mes të gjithë aktorëve të përfshirë është e vetmja rrugë përpara. /tch

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.