KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia në Shqipëri u bën thirrje protestuesve të ruajnë qetësinë dhe të shmangin dhunën

Policia në Shqipëri u bën thirrje protestuesve të ruajnë qetësinë dhe të shmangin dhunën

Policia e Shtetit në Shqipëri u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në protestë që të ruajnë qetësinë dhe të distancohen nga personat e maskuar, të cilët, sipas policisë, po sulmojnë punonjësit e saj dhe po dëmtojnë pronën publike e private.

Përmes një reagimi, Policia ka theksuar se e drejta për të protestuar është e garantuar me Kushtetutë, por ka nënvizuar se dhuna ndaj efektivëve, qytetarëve dhe institucioneve është e papranueshme dhe e dënueshme me ligj, njofton Dukagjini.

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se po vazhdon detyrën për të garantuar sigurinë e qytetarëve, ushtrimin e së drejtës për tubim paqësor, si dhe mbrojtjen e jetës, pronës dhe institucioneve.

Tutje, autoritetet u kanë bërë thirrje protestuesve që të ndërpresin menjëherë aktet e dhunës, duke paralajmëruar se çdo person që kryen veprime të kundërligjshme do të përballet me përgjegjësi penale.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.