KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ekstradohen në Kosovë dy persona të kërkuar nga INTERPOL-i, njëri nga Gjermania e tjetri nga Zvicra

Ekstradohen në Kosovë dy persona të kërkuar nga INTERPOL-i, njëri nga Gjermania e tjetri nga Zvicra

Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy raste të ndara ka realizuar ekstradimin e dy shtetasve kosovarë, të cilët kërkoheshin me letërreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.

Sipas njoftimit të Policisë, njëri person është ekstraduar nga Gjermania më 13 tetor, ndërsa tjetri nga Zvicra më 14 tetor 2026.

Shtetasja kosovare e ekstraduar nga Gjermania kërkohej për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Pas ekstradimit, ajo iu dorëzua njësive përkatëse të Policisë në rajonin e Pejës për vazhdimin e procedurave ligjore.

Ndërkaq, shtetasi kosovar i ekstraduar nga Zvicra kërkohej për veprën penale të grabitjes. Pas kthimit në Kosovë, ai iu dorëzua njësive përkatëse të Policisë në rajonin e Gjilanit për vazhdimin e procedurave ligjore.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ekstradimet u realizuan nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë relevante policore dhe institucionet e drejtësisë, falë bashkëpunimit me autoritetet e Gjermanisë dhe Zvicrës. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.