KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Federata Shqiptare investon në modernizimin e infrastrukturës së “Air Albania”

Federata Shqiptare investon në modernizimin e infrastrukturës së “Air Albania”

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, ka miratuar zgjerimin e sistemit fotovoltaik në stadiumin “Air Albania”, duke vijuar investimet në energjinë e rinovueshme, me synimin për të rritur eficiencën energjetike, reduktuar kostot e energjisë elektrike dhe minimizuar ndikimin në mjedis.

Sipas njoftimit, ky projekt vjen pas rezultateve pozitive të sistemit ekzistues, të instaluar nga FSHF në tarracën e stadiumit, i cili ka kontribuar ndjeshëm në reduktimin e shpenzimeve të energjisë dhe në uljen e emetimeve të dioksidit të karbonit (CO₂), transmeton Klankosova.tv.

Bëhet e ditur se vetëm gjatë periudhës mars-tetor 2026, sistemi fotovoltaik i stadiumit “Air Albania” ka mundësuar shmangien e emetimit të rreth 471.2 tonëve CO₂, një ndikim mjedisor i përllogaritur si ekuivalent me mbjelljen e 25,728 pemëve.

“Rezultate të rëndësishme janë arritur edhe në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, ku përdorimi i energjisë së rinovueshme ka kontribuar në shmangien e emetimit të 653.4 tonëve CO₂, ekuivalent me mbjelljen e 35,677 pemëve. Në total, investimet e FSHF-së në këto dy impiante kanë mundësuar reduktimin e emetimeve me rreth 1,124.6 tonë CO₂, një ndikim mjedisor i përllogaritur si ekuivalent me mbjelljen e 61,405 pemëve”, thuhet në njoftim.

Zgjerimi i miratuar i sistemit fotovoltaik në stadiumin “Air Albania” synon të rrisë më tej prodhimin e energjisë së pastër, duke mundësuar mbulimin e një pjese edhe më të madhe të nevojave energjetike të stadiumit. Ky investim pritet të sjellë përfitime të mëtejshme ekonomike dhe mjedisore, duke reduktuar varësinë nga energjia elektrike e marrë nga rrjeti dhe duke kontribuar në uljen e gjurmës së karbonit.

Përmes këtyre investimeve, FSHF vijon angazhimin për modernizimin e infrastrukturës sportive dhe integrimin e parimeve të qëndrueshmërisë mjedisore në aktivitetin e saj.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.