Kuvendi i RMV-së sot konfirmoi dorëheqjen e zëvendësministrit të Shëndetësisë, Jovica Andovski.
Deputetët miratuan rendin e ditës të seancës së 126-të, dhe para debatit dhe votimit për këto pika, po zhvillohen pyetje parlamentare të opozitës.
Rendi i ditës i propozuar për seancën e 126-të përfshin një projektligj për ratifikimin e Protokollit të Tretë të Marrëveshjes së Përgjithshme për Privilegjet dhe Imunitetet e Këshillit të Evropës, një propozim për zgjedhjen e një komisioneri të jashtëm (anëtari) të Komisionit të Letrave me Vlerë, një projektvendim për dërgimin e pjesëtarëve të Ushtrisë për të marrë pjesë në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian – ALTEA në Bosnjë dhe Hercegovinë, një projektvendim për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të bordit për dhënien e çmimit shtetëror “Goce Dellçev”, një projektligj të ndryshuar për auditimin shtetëror – leximi i tretë, dhe një projektvendim për ndryshimin e vendimit për miratimin e zgjatjes së periudhës për ekzistencën e një gjendjeje krize për shkak të mundësisë së ndërprerjes së furnizimit me naftë dhe derivate të naftës në territorin e shtetit, dhe një kërkesë për interpretim autentik të nenit 141 paragrafi (4) të Ligjit për Marrëdhëniet e Punës, të paraqitur nga deputetja Daniella Nikollova.
Propozimi për të përfshirë në rendin e ditës të seancës Ligjin për Mbështetjen Financiare për Zvogëlimin e Pasojave të Krizës Ekonomike në Prodhimin Bujqësor dhe Blegtoral dhe Blerjen e Produkteve Bujqësore në vitin 2026, përmes një procedure të shkurtuar, nuk u miratua./Telegrafi/

