Dështon të mbahet mbledhja e radhës së Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim si pasojë e mungesës së kourumit.
Në këtë mbledhje të komisionit ishin të pranishëm vetëm katër anetarë, nga shtatë që duhej të përmbushnin kuorumin, e ku 12 janë gjithsej.
Në këtë mbledhje planifikohej të shqyrtohej Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.
Mbledhja e radhës u caktua të mbahet nesër në orën 09:30.
Burimi: zeri.info ↗

