KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ligji për Specialen, senatorët amerikanë: Shpresojmë që Apeli do të çojë në rezultat që mund ta kuptojnë qytetarët

Ligji për Specialen, senatorët amerikanë: Shpresojmë që Apeli do të çojë në rezultat që mund ta kuptojnë qytetarët

Senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, që zhvilluan një vizitë në Kosovë këto ditë, janë pyetur edhe për zhvillimet lidhur me Gjykatën Speciale, ku së fundi, parlamenti ka miratuar një Ligj lidhur me Dhomat e Specializuara.

Të dy ata, u shprehën të ‘’kujdesshëm’’ në deklarimet e tyre, duke shtua se duhet parë se si ‘’do të vazhdojë ky proces’’.

Senatorja Shaheen, tha se ajo shpreson se ankesa në Apel ndaj dënimit të ish-krerëve të UÇK’së, të ‘’çojë në një rezultat që qytetarët e Kosovës ta mund ta kuptojnë’’.

‘’Epo, nuk mund të komentoj mbi ndryshimet që po shqyrton Parlamenti, por, sipas asaj që kuptoj, Dhomat e Specializuara janë një institucion i krijuar nga Kosova, përmes Parlamentit të saj, dhe i mbështetur nga Kosova. Prandaj, mendoj se është e rëndësishme të shohim se si do të vazhdojë ky proces. Sipas asaj që kuptoj, mund të ketë një ankesë kundër vendimit dhe shpresoj që kjo ankesë të shqyrtohet në mënyrë paqësore dhe të çojë në një rezultat që qytetarët e Kosovës mund ta kuptojnë’’, ka thënë Shaheen për RTK.

Me deklarimin e senatores, u pajtua edhe senatorai Durbin, i cili shtoi se ‘’duhet të jemi të kujdesshëm kur komentojmë çështje që janë në shqyrtim nga gjykatat’’.

‘’Epo, po ju them se jam plotësisht dakord me senatoren Shaheen. Duhet të jemi të kujdesshëm kur komentojmë çështje që janë në shqyrtim nga gjykatat. Shpresoj që kjo çështje të zgjidhet, ashtu siç tha edhe ajo, në përputhje me juridiksionin e përcaktuar me ligj dhe në mënyrë paqësore, në të gjitha nivelet’’, ka deklaruar ai.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.