KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Peci nënshkruan kontratën për mirëmbajtjen e semaforëve dhe digjitalizimin e sinjalistikës në Mitrovicë

Peci nënshkruan kontratën për mirëmbajtjen e semaforëve dhe digjitalizimin e sinjalistikës në Mitrovicë

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar se është nënshkruar kontrata për mirëmbajtjen e semaforëve dhe digjitalizimin e sinjalistikës informuese të trafikut në këtë qytet.

Përmes një postimi në Facebook, Peci ka thënë se ky projekt synon rritjen e sigurisë dhe përmirësimin e organizimit të trafikut për qytetarët.

“Nënshkruam kontratën për mirëmbajtjen e semaforëve dhe digjitalizimin e sinjalistikës informuese të trafikut”, ka shkruar Peci.

Ai ka theksuar se përmes këtij projekti synohet të ketë “më shumë siguri, sinjalizim më të mirë dhe trafik më të organizuar për qytetarët e Mitrovicës”.

Në postimin e tij, Peci nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me vlerën e kontratës, kompaninë përfituese apo afatin e realizimit të projektit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.