Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka publikuar projektin se si pritet të duket shkolla e re në fshatin Llozhan.
Përmes një postimi në Facebook, Muhaxheri ka thënë se shkolla do të ketë pamje moderne dhe do të ofrojë kushte më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit.
“Ky është projekti se si do të duket shkolla e re në fshatin Llozhan. Një pamje moderne dhe dinjitoze për nxënësit dhe mësimdhënësit tanë, për të garantuar kushte dhe hapësira cilësore për mësimnxënie”, ka shkruar Muhaxheri.
Postimi i kryetarit të Pejës është shoqëruar me komente nga qytetarët, të cilët e kanë përgëzuar për projektin dhe kanë shprehur urime për realizimin e tij.
Në publikimin e tij, Muhaxheri nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me vlerën e investimit, afatin e nisjes së punimeve apo kohën e përfundimit të shkollës. /Telegrafi/

