KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Lufta në Lindjen e Mesme godet Swiss-in: Fluturime më të gjata dhe karburant më i shtrenjtë

Lufta në Lindjen e Mesme godet Swiss-in: Fluturime më të gjata dhe karburant më i shtrenjtë

Kompania ajrore zvicerane Swiss po përballet me sfida të shumta, të cilat po ndikojnë drejtpërdrejt në operacionet e saj, kohëzgjatjen e fluturimeve dhe kostot e funksionimit.

Drejtori ekzekutiv i Swiss, Jens Fehlinger, ka deklaruar se krizat e njëpasnjëshme po ndërthuren dhe po e përforcojnë ndikimin e njëra-tjetrës.

Sipas tij, konflikti në Lindjen e Mesme po shkakton vështirësi të mëdha në trafikun ajror, pasi mbyllja e hapësirave ajrore i detyron avionët të ndjekin rrugë më të gjata, shkruan Watson, transmeton Telegrafi.

Për shkak të kufizimeve në hapësirën ajrore mbi Rusi dhe Ukrainë, si dhe situatës në Lindjen e Mesme, fluturimet drejt Azisë realizohen përmes vetëm dy korridoreve ajrore ose përmes Polit të Veriut. Kjo sjell zgjatje të kohës së udhëtimit dhe ndryshime të vazhdueshme në planifikimin e fluturimeve.

Një tjetër sfidë është rritja e çmimit të karburantit për avionë. Fehlinger bëri të ditur se, që nga fillimi i luftës, çmimi i naftës është rritur në periudha të caktuara deri në gati dyfish, duke ndikuar në rezultatet financiare të kompanisë. Sipas tij, ky ndikim pritet të vërehet edhe në bilancin vjetor.

Swiss është përballur gjithashtu me vështirësi për shkak të temperaturave të larta, stuhive dhe motit ekstrem gjatë verës, të cilat mund të pengojnë trafikun ajror dhe operacionet në aeroporte.

Sa i përket aeroportit të Cyrihut, drejtori i Swiss kërkon kushte më të qëndrueshme për operim dhe paralajmëron se kufizimet e mëtejshme mund të ndikojnë në aftësinë konkurruese të tij.

Megjithatë, Fehlinger theksoi se Swiss do të mbetet një kompani ajrore e fortë dhe e pavarur, ndërsa bashkëpunimi me kompaninë mëmë Lufthansa do të vazhdojë aty ku krijon përfitime, përfshirë rezervimet e fluturimeve dhe furnizimin me karburant./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.