KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Kosova drejt marrëveshjeve me Austrinë dhe Turqinë për pensionet

Kosova drejt marrëveshjeve me Austrinë dhe Turqinë për pensionet

Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, bëri të ditur se në këtë mbledhje u miratuan 11 pika, dy prej të cilave ishin të sponsorizuara nga vetë ai.

Hoti tha se ka kërkuar autorizimin për nënshkrimin e marrëveshjes me Austrinë dhe Turqinë, me anë të së secilës do të krijohet bazë e re ligjore për të rregulluar marrëdhëniet reciproke në fushën e sigurimeve sociale.

Ai tha se kjo nënkupton që qytetarët e Kosovës që kanë punuar një kohë në Austri apo Turqi do t’u mundësohet që pas arritjes së moshës së pensionimit të kenë të drejtën të marrin pension në Kosovë.

“Tashmë i kemi kaluar 11 pika në këtë mbledhje, 2 prej tyre të cilat i kam sponzoruar unë janë propozim-vendimi për Presidenten e Kosovës që të më jepet autorizimi për nënshkrimin e marrëveshjes me Republikën e Austrisë dhe Turqisë për sigurimet sociale të qytetarëve të Kosovës dhe të Austrisë. Qëllimi i kësaj marrëveshje është krijimi i një baze të re ligjore për të rregulluar marrëdhëniet reciproke në fushën e sigurimeve sociale e cila u siguron qytetarëve të të dyja vendeve njohjen e ndërsjellë e kontributeve sociale për kontribute sociale. Pra, kjo nënkupton që qytetarët e Republikës së Kosovës, pra mërgata jonë që jeton në Austri të cilët kanë punuar për një kohë në Austri apo në Turqi, do të mundësohet që pas arritjes së moshës së pensionimit të kenë të drejtën të marrin pensionin në Kosovë apo anasjelltas. Kjo marrëveshje nuk parasheh kosto buxhetore ndërsa hyrja në fuqi dhe zbatimi i saj do të bëhen menjëherë pas përfundimit të procedurave ligjore të të dyja vendeve. Ne synojmë që në vitin 2027 të fillojë zbatimi i këtyre dy marrëveshjeve”, tha ai.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.