KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Qeveria formon Grup punues për strategji shtetërore për Apelin ndaj katërshes së UÇK-së, kryesues Glauk Konjufca

Qeveria formon Grup punues për strategji shtetërore për Apelin ndaj katërshes së UÇK-së, kryesues Glauk Konjufca

Qeveria e Kosovës ka themeluar Grupin punues për hartimin, bashkërendimin dhe harmonizimin e strategjisë shtetërore për procedurat e Apelit për ish-krerët e UÇK-së.

Kryeministri Albin Kurti tha se dënimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit nga Gjykata Speciale është i padrejtë juridikisht dhe përmban pasaktësi juridike dhe faktike.

Ai bëri të ditur se kryesues i këtij grupi punues do të jetë zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

“Aktgjykimin në shkallën e parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së e konsiderojmë të padrejtë, juridikisht dhe moralisht, si dhe me pasaktësi faktike dhe historike. Prandaj, punojmë që të bëhet korrigjimi i tij në shkallën e apelit. Siç kemi theksuar, për këtë nevojitet një strategji shtetërore dhe kombëtare. Një organizim që tejkalon dallimet partiake dhe bashkon institucionet rreth një qëllimi të përbashkët. Për këtë arsye, po themelojmë grupin punues të kryesuar nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, për të bashkërenduar mbështetjen institucionale, juridike dhe diplomatike në funksion të procedurave të apelit”, tha ai.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.