Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës në postin e presidentes së Kosovës shënon përmbylljen e konstituimit të institucioneve, pas zgjedhjeve të 7 qershorit.
Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti tha se që nga janari i vitit 2025, pas përfundimit të mandatit të plotë qeverisës, vendi praktikisht kishte qenë në fushatë zgjedhore, ndërsa procesi i konstituimit të institucioneve ishte shoqëruar me bllokada.
“Fillimisht bllokadë në Kuvend, pastaj në Qeveri dhe te presidenti”, u shpreh Kurti, transmeton Zeri.info
Ai tha se pas shumë përpjekjeve, javën e kaluar Kuvendi i Kosovës arriti ta zgjedhë presidenten e shtatë të Republikës së Kosovës, akademiken Justina Shiroka-Pula.
Sipas Kurtit, zgjedhja e presidentes shënon përmbylljen e procesit të konstituimit të plotë të institucioneve të vendit.
“Urime gjithë qytetarëve të Republikës”, tha Kurti. /Zëri

