Policia e Kosovës ka arrestuar dy shtetas të Turqisë në Fushë Kosovë, pasi gjatë një kontrolli ka gjetur dhe sekuestruar substancë narkotike të llojit marihuanë, si dhe një revole me municion.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Presheva”, rreth orës 23:58, pas një informate të pranuar nga policia.
Në lokacion, zyrtarët policorë kanë gjetur një qese me 62.55 gramë marihuanë. Ndërkaq, gjatë kontrollit të banesës, në dhomën e të dyshuarit të dytë, po ashtu shtetas turk, është gjetur një revole me një karikator dhe gjashtë fishekë.
Substanca narkotike dhe arma janë sekuestruar, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar janë hapur dy raste të ndara.
Pas intervistimit, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Rr. Presheva, Fushë Kosovë – 23:58. Pas një informate të pranuar, Policia ka shkua në lokacion, ka takuar të dyshuarin mashkull shtetas të Turqisë, në atë lokacion ka gjetur një qese me substancë narkotike e llojit marihuanë në sasi 62.55gr. Gjatë kontrollimit të banesës është gjetur edhe një revole me një karikator dhe gjashtë fishekë në dhomën e të dyshuarit tjetër mashkull po ashtu shtetas turk. Substanca narkotike dhe arma janë sekuestruar dhe me vendim të prokurorit kujdestar janë hap dy raste të ndara, pas intervistimit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.

