KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Organizuan bixhoz në një lokal në jug të Mitrovicës, Policia tregon se çfarë konfiskoi

Organizuan bixhoz në një lokal në jug të Mitrovicës, Policia tregon se çfarë konfiskoi

Në rrugën “Kemajl Ataturk” në jug të Mitrovicës, në orët e para të mëngjesit të së martës, Policia e Kosovës ka vërejtur disa persona duke luajtur bixhoz në një lokal.

Siç bëhet e ditur në raportin ditor, gjatë kontrollit, tek një i dyshuar i është gjetur dhe i është sekuestruar një thikë, shkruan Zeri.info.

Ndërkaq në vendin e ngjarjes janë konfiskuar 4 valixhe, me gjithsej 1610 çipa dhe 8 palë letra bixhozi.

Policia thekson se të dyshuarit, pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

ORGANIZIMI I SKEMAVE PIRAMIDALE DHE BIXHOZIT TË PALIGJSHËM & MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL OSE POSEDIM TË PAAUTORIZUAR TË ARMËVE

Rr. Kemajl Ataturk, Mitrovicë Jugu 13.10.2026 – 03:50. Njësitë policore në një lokal kanë vërejtur se disa persona ishin duke luajtur bixhoz. Gjatë kontrollit të një të dyshuari mashkull kosovar, është gjetur dhe sekuestruar një thikë. Është njoftuar prokurori i shtetit i cili udhëzon që pronari i lokalit i dyshuari mashkull kosovar, të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit dhe të iniciohet rasti i lartcekur. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar 4-kofera, me gjithsej 1610 çipa dhe 8 palë letra bixhozi. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.