KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti në mbledhjen e Qeverisë: Urime qytetarëve për zgjedhjen e presidentes

Kurti në mbledhjen e Qeverisë: Urime qytetarëve për zgjedhjen e presidentes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar qytetarët e vendit për zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës presidente të Republikës së Kosovës.

Kurti e bëri këtë në fillim të mbledhjes së Qeverisë, ku tha se me zgjedhjen e presidentes është përmbyllur plotësisht procesi i konstituimit të institucioneve të vendit.

“Më në fund u zgjodh edhe kjo nyje. Javën e kaluar, pas shumë përpjekjeve që nga certifikimi i rezultateve, Kuvendi i Kosovës, në legjislaturën e 11-të, zgjodhi presidenten e shtatë të Republikës së Kosovës, akademiken Justina Shiroka-Pula”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv

Ai uroi të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e zgjedhjes së presidentes së re.

“Zgjedhja e presidentes shënon edhe përmbylljen e plotë të institucioneve. Urime të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, u shpreh kryeministri Kurti.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.