Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kalimit kufitar të kundërligjshëm, ndërkaq i dyshuari është nga Kenia, me shtetësi britanike.
Rasti ka ndodhur të martën.
“Fsh. Novosellë, Kamenicë 13.10.2026 – 00:25. Njësitet policore gjatë patrullimit kanë ndaluar veturën të cilën e drejtonte një mashkull kosovar, gjatë kontrollit në veturë kanë hasur të dyshuarin nga Kenia, me shtetësi Britanike, i cili dyshohet se kishte kaluar kufirin kundërligjshëm”, thuhet në raport.
Në konsultim me prokurorin, pas intervistimit të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

