KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia gjen drogë e armë në një banesë në Fushë Kosovë, arrestohen dy shtetas turq dhe dërgohen në mbajtje

Policia gjen drogë e armë në një banesë në Fushë Kosovë, arrestohen dy shtetas turq dhe dërgohen në mbajtje

Policia e Kosovës në Fushë Kosovë, ka takuar të dyshuarin mashkull shtetas të Turqisë, dhe në atë lokacion ka gjetur një qese me substancë narkotike të llojit marihuanë në sasi 62.55 gram.

Gjatë kontrollit të banesës, kanë gjetur edhe një revole me një karikator dhe gjashtë fishekë në dhomën e të dyshuarit tjetër mashkull po ashtu turk.

Droga dhe arma janë sekuestruar dhe janë hapur dy raste të ndara, pas intervistimit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Rr. Presheva, Fushë Kosovë 13.10.2026 – 23:58. Pas një informate të pranuar, Policia ka shkua në lokacion, ka takuar të dyshuarin mashkull shtetas të Turqisë, në atë lokacion ka gjetur një qese me substancë narkotike e llojit marihuanë në sasi 62.55gr. Gjatë kontrollimit të banesës është gjetur edhe një revole me një karikator dhe gjashtë fishekë në dhomën e të dyshuarit tjetër mashkull po ashtu shtetas turk. Substanca narkotike dhe arma janë sekuestruar dhe me vendim të prokurorit kujdestar janë hap dy raste të ndara, pas intervistimit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.