KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia turke bastis televizionin e pavarur, ndërpritet transmetimi i drejtpërdrejtë

Policia turke bastis televizionin e pavarur, ndërpritet transmetimi i drejtpërdrejtë

Një operacion policor është zhvilluar sot në selinë e televizionit Halk TV në Stamboll, ku autoritetet kanë marrë nën kontroll administrimin e mediumit pranë opozitës turke dhe kanë ndërprerë transmetimin e drejtpërdrejtë të programit.

“Policia ndodhet brenda ndërtesës së Halk TV. Është emëruar një komisioner për të marrë përsipër administrimin e televizionit. Transmetimet e drejtpërdrejta janë ndërprerë”, njoftoi televizioni përmes një deklarate të publikuar në platformën X.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë punonjësit e Halk TV-së të mbledhur jashtë ndërtesës, ndërsa policia ua pamundëson hyrjen në ambientet e televizionit. Në një tjetër video shihet momenti kur programi ndërpritet papritur.

Sipas mediave turke, policia hyri në ndërtesë rreth orës 05:30 të mëngjesit dhe kreu kontrolle, ndërsa rruga përpara selisë së televizionit u bllokua.

Drejtori i përgjithshëm i lajmeve në Halk TV, Suat Toktas, u përpoq të siguronte vazhdimin e transmetimit duke kontaktuar personin e emëruar për të administruar televizionin, por përpjekja e tij dështoi.

Ngjarja shkaktoi reagime në Turqi, ku përfaqësues të opozitës e dënuan ndërhyrjen, duke e cilësuar atë si goditje ndaj lirisë së shtypit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.