Çifti i dashur për publikun, këngëtarët Adri Rogaqi dhe Iliriana Sadriu, të cilët fituan zemrat e të gjithëve gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Kosova 2”, po festojnë përvjetorin e tyre të martesës.
Dyshja e njohur kurorëzoi dashurinë e tyre me martesë më 13 tetor 2024.
Në këtë ditë të veçantë, Adri u kujdes t’i bënte një surprizë romantike partneres së tij, duke i dhuruar një buqetë me lule.
Iliriana ka ndarë këtë moment me ndjekësit e saj në Instagram, ku shihet Adri me lule në dorë.

Burimi: lajmi.net ↗

