Papa Leoni XIV është diagnostikuar me adenokarcinomë të mushkërive, pasi iu nënshtrua me sukses një operacioni për heqjen e një pjese të poshtme të mushkërisë së djathtë, njoftoi Vatikani.
71-vjeçari iu nënshtrua të martën një operacioni 90-minutësh në spitalin Gemelli në Romë.
“Pas operacionit, Papa u zgjua normalisht dhe, pas një periudhe të shkurtër vëzhgimi, u kthye në dhomën e tij në katin e dhjetë”, thuhet në njoftimin e Vatikanit.
Masa në mushkëri ishte zbuluar gjatë kontrolleve rutinore.
Para operacionit, shumë njerëz u mblodhën para spitalit për ta përshëndetur Papën. Ai iu përgjigj përshëndetjeve duke buzëqeshur dhe duke përshëndetur nga vetura e tij, raporton BBC.
Burimi: zeri.info ↗

