KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Maqedonci: Vendimmarrja në operacionet luftarake duhet të mbetet njerëzore

Maqedonci: Vendimmarrja në operacionet luftarake duhet të mbetet njerëzore

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë si folës në panelin “The Battle for Democracy in the AI Age”, në kuadër të Warsaw Security Forum, ku ka diskutuar për ndikimin e inteligjencës artificiale në fushën e mbrojtjes dhe sfidat që zhvillimi i saj paraqet për demokracinë.

Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci ka bërë të ditur se gjatë diskutimit ka trajtuar mundësitë që sjell inteligjenca artificiale, por edhe rreziqet afatgjata që lidhen me zhvillimin e shpejtë të teknologjive ushtarake.

“Në fjalën time trajtova ndikimin e inteligjencës artificiale në zhvillimin e fushës së mbrojtjes, mundësitë që sjell dhe rreziqet afatgjata që lidhen me zhvillimin e shpejtë të teknologjive ushtarake”, ka shkruar Maqedonci.

Ai ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së rolit të njeriut në vendimmarrje, edhe në rastet kur inteligjenca artificiale përdoret në operacionet luftarake.

“Theksova se, edhe kur inteligjenca artificiale përdoret në operacionet luftarake, vendimmarrja duhet ta ruajë dimensionin njerëzor dhe përgjegjësinë përfundimtare duhet ta mbajnë njerëzit”, ka deklaruar ministri.

Maqedonci ka bërë të ditur se diskutimi është zgjeruar edhe te ndikimi i inteligjencës artificiale në vendimmarrjen politike dhe në shoqëri, si dhe te sfidat që këto zhvillime paraqesin për demokracinë. 

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.