KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Ylli spanjoll që po shkëlqen në Ligën Premier e pret Real Madridin pavarësisht ofertës së Barcelonës

Ylli spanjoll që po shkëlqen në Ligën Premier e pret Real Madridin pavarësisht ofertës së Barcelonës

Real Madridi vazhdon të ketë interesim serioz për transferimin e mbrojtësit të djathtë të Tottenhamit, Pedro Porro, i cili mund të rikthehet në La Liga, raportojnë mediat spanjolle.

Sipas Cadena SER, reprezentuesi spanjoll është i interesuar për t’u rikthyer në futbollin spanjoll, pavarësisht se së fundmi e ka vazhduar kontratën me Tottenhamin deri në vitin 2031.

Situata e tij ka tërhequr vëmendjen edhe të Barcelonës, e cila tashmë ka kërkuar informacione për mundësinë e transferimit të mbrojtësit.

Megjithatë, Porro dëshiron të presë për të parë nëse Real Madridi do të ndërmarrë hapa konkretë për ta transferuar, përpara se të marrë ndonjë vendim për një kalim të mundshëm te Barcelona.

Një nga shqetësimet e mbrojtësit është forma e dobët e Tottenhamit, e cila mund të ndikojë në pozitën e tij te Kombëtarja e Spanjës, ku është shndërruar në një lojtar të rëndësishëm nën drejtimin e Luis de la Fuentes.

Real Madridi e kishte monitoruar Porron edhe më parë, përpara se të siguronte shërbimet e Denzel Dumfries. Megjithatë, pasiguritë rreth Trent Alexander-Arnold në krahun e djathtë të mbrojtjes mund ta rihapin mundësinë për transferimin e spanjollit.

Për momentin, Barcelona raportohet se është në pozitë më të favorshme në garën për mbrojtësin. Megjithatë, gazetari Pacojó Delgado ka theksuar se kalimi te Real Madridi mbetet një mundësi shumë serioze nëse gjiganti madrilen vendos të bëjë ofertë konkrete.

Kështu, e ardhmja e Porros mund të jetë një nga çështjet interesante të afatit kalimtar, me dy rivalët e mëdhenj spanjollë që mund të përballen për shërbimet e tij./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.