Pamje të rënda janë publikuar nga protesta e studentëve në Tiranë.
Siç është publikuar nga mediat shqiptare një studenti policia i ka thyer këmbën gjatë protestës.
Ndërkaq nga dhuna e ushtruar ndaj tij, të riut i ka rënë të fikët.
Policia në vend që t’i japë ndihmën e parë atij, ka vendosur që ta transportojë duke e mbajtur në ajër dhe në pamje askund nuk shikohet ndonjë autoambulancë.
Pamjet më pas u shpërndan edhe nga kreu i PD-së, Sali Berisha.
Burimi: lajmi.net ↗

