MPB njofton se më 11.10.2026, në periudhën nga ora 14:00 deri në orën 20:00, në të gjithë territorin e shtetit, Sektori për Çështje të Trafikut pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme zhvilloi një aksion të përforcuar të kontrollit me qëllim sanksionimin e shoferëve të cilët drejtojnë automjete me shpejtësi më të madhe nga e lejuara.
“Gjatë kontrollit janë konstatuar gjithsej 641 kundërvajtje, nga të cilat 314 kanë të bëjnë me shoferë të cilët e kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar jashtë vendbanimit, ndërsa 327 kundërvajtje janë konstatuar në vendbanim”.
“Në kuadër të kontrollit janë regjistruar edhe tri raste të veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik“, në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal”.
“Më tej, janë konstatuar edhe 86 kundërvajtje të llojeve të tjera.Për të gjitha kundërvajtjet e konstatuara janë ndërmarrë masat përkatëse, në përputhje me rregulloret ligjore”.
“Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel të gjithë shoferëve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe ta përshtatin drejtimin e automjeteve me kushtet e rrugës. Mosrespektimi i shpejtësisë së përshkruar përbën rrezik serioz për sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në trafik. Kontrollet e përforcuara rrugore do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme”, thonë nga MPB.

