KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

I arrestuari në Fushë-Kosovë kishte kërcënuar banorët, bënte thirrje nacionaliste serbe

I arrestuari në Fushë-Kosovë kishte kërcënuar banorët, bënte thirrje nacionaliste serbe

Një person është arrestuar sonte në Fushë-Kosovë, në një operacion që ka nisur tash e disa orë dhe po vijon.

Forca të shtuara policore zbarkuan pranë QKMF-së në këtë komunë, ku fillimisht u raportua se ishte vendosur një mjet shpërthyes.

Me të rrethuar zonën me shirit, policia nisi inspektimin e vendit të ngjarjes, teksa në asistencë doli edhe njësiti i zjarrfikësve.

Pak më vonë, një person u arrestua, për t’u bartur në stacion policor.

Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se i dyshuari në fjalë i përket nacionalitetit serb, teksa edhe thirrjet e tij ishin sa kërcënuese, aq edhe nacionaliste.

Në video të publikuara në media, shihet momenti kur i dyshuari me pranga në duar futet në veturën e policisë, teksa njësitet përkatëse e kishin arrestuar në banesën e tij.

Video:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.