Në Stamboll sonte zbarkon për momentin skuadra më e mirë në botë.
Barcelona do të përballet me Galatasarayn, në kuadër të Champions League.
Katalunasit do të kërkojnë fitoren e 10-të radhazi në këtë fillim të edicionit.
Drejtori i futbollit në Artmotion Arlind Sadiku, do ta përcjellë nga afër këtë takim dhe do ta komentojë enkas për shikuesit.
Ai ka zhvilluar edhe një intervistë me futbollistin turk njëherësh ish-futbollistin e Barcës, Ilkay Gundogan.
Gundogan u pyet nga Sadiku nëse ai mendon se Barcelona është skuadra më e mirë në botë.
"Po, vërtet mendoj kështu. Është kënaqësi t'i shohësh duke luajtur, jo vetëm për numrin e madh të golave që shënojnë, apo ndeshjet që fitojnë. Por, edhe për mënyrën se si luajnë", u shpreh ai ekskluzivisht për Klan Kosovën.

