KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë, kërcënoi banorët me “hedhje në erë”

Arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë, kërcënoi banorët me “hedhje në erë”

Në lagjen 28 Nëntori në Fushë-Kosovë, është bërë arrestimi i një të dyshuari nga komuniteti serb.

Siç raportoi gazetarja e Klan Kosova, Vesa Hoda, arrestimi i tij erdhi pasi i njëjti kishte kërcënuar banorët se do t’i hedhtë në erë.

“Para pak minutash është bërë arrestimi i tij, paksa dhunshëm, pasi ai ka refuzuar të hapte derën e banesës dhe policisë i është dashur kohë më e gjatë derisa kanë hyrë aty. Hetimet në banesën e të njëjtit janë duke vazhduar”.

“Dyshohet se një person i komunitetit serb ka kërcënuar banorët e lagjes se do të aktivizojë një mjet shpërthyes dhe do ta shkatërrojë tërë vendin. Ky person është i njohur për banorët, pasi, sipas tyre, ka bërë probleme edhe më herët. I njëjti edhe para disa muajve ka gjuajtur me shishe qelqi banorët dhe i ka ofenduar vazhdimisht”, deklaroi gazetarja Hoda.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.