KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gashi: Gjuhët nuk janë kufij, por ura mes njerëzve

Gashi: Gjuhët nuk janë kufij, por ura mes njerëzve

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, mori pjesë në Ditët e Hapura të Institutit të gjuhës maqedonase “Kërste Misirkov”, ku theksoi rëndësinë e gjuhëve në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe në bashkëjetesën mes komuniteteve.

Gashi tha se Maqedonia e Veriut është shoqëri me përkatësi të ndryshme gjuhësore, kulturore dhe etnike, ndërsa kjo, sipas tij, përbën pasuri që kërkon respekt dhe dialog të vazhdueshëm.

Ai veçoi edhe lidhjet gjuhësore mes shqipes dhe maqedonishtes, duke theksuar se, pavarësisht dallimeve, gjuhët mund t’i bashkojnë njerëzit edhe kur elitat politike përpiqen t’i ndajnë.

Gashi shtoi se Kuvendi mbështet institucionet shkencore, arsimore dhe kulturore që kontribuojnë në ruajtjen dhe zhvillimin e identiteteve kombëtare në vend.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.