KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

​Me 158 km/h në zonën ku lejohej 50, gjobitet shoferi në Klinë

​Me 158 km/h në zonën ku lejohej 50, gjobitet shoferi në Klinë

Një ngasës i automjetit është gjobitur nga Policia e Kosovës pasi ishte parë duke drejtuar automjetin me shpejtësi prej 158 kilometrash në orë në fshatin Klinavc të Klinës, në një zonë ku shpejtësia e lejuar është 50 kilometra në orë.

Sipas Policisë, më 11 tetor 2026, në Stacionin Policor në Klinë është pranuar një video-incizim i publikuar në rrjetet sociale, ku shihej ngasësi duke tejkaluar dukshëm shpejtësinë e lejuar.

Pas pranimit të informatës, policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe operative, ndërsa më 12 tetor ka identifikuar ngasësin e automjetit.

Në bazë të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 300 eurosh, tri pikë negative dhe masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike për tre muaj.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe rregullat e trafikut rrugor, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.