KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shiroka-Pula viziton familjet e krerëve të UÇK-së, u shpreh mbështetjen institucionale

Shiroka-Pula viziton familjet e krerëve të UÇK-së, u shpreh mbështetjen institucionale

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka vizituar familjet e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit pak ditë pas marrjes së detyrës.

Siç njofton Presidenca, gjatë takimeve Shiroka-Pula ka shprehur solidaritetin me familjet, duke theksuar se kjo është një periudhë e vështirë për to dhe për Republikën e Kosovës, njofton Dukagjini.

Shiroka-Pula ka ritheksuar se e drejta e apelit është pjesë e procesit gjyqësor dhe se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë t’i mbështesin ish-krerët e UÇK-së në këtë fazë, në përputhje me përgjegjësitë dhe mundësitë institucionale.

Ajo ka deklaruar se lufta e UÇK-së ishte luftë për liri, e zhvilluar përballë shtypjes, dhunës dhe krimeve të regjimit të Serbisë ndaj popullit të Kosovës.

Sipas njoftimit, presidentja ka theksuar se mbrojtja e së vërtetës historike dhe e dinjitetit të të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë e vendit mbetet e rëndësishme.

Gjatë takimeve, Shiroka-Pula i ka informuar familjet se, në përputhje me afatet ligjore, do të veprojë lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara.

“Familjet nuk janë vetëm në këtë rrugëtim dhe Presidenca e Republikës së Kosovës do të mbetet e hapur për to, duke vepruar brenda kompetencave të saj kushtetuese dhe ligjore në mbështetje të përpjekjeve për drejtësi”, thuhet në deklaratën e presidentes.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.