KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Edita Tahiri kritikon Kurtin për dialogun: Po flet për marrëveshjet që s’i zbatoi Serbia, por hesht për Asociacionin

Edita Tahiri kritikon Kurtin për dialogun: Po flet për marrëveshjet që s’i zbatoi Serbia, por hesht për Asociacionin

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me zbatimin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Përmes një postimi, Tahiri ka thënë se Kurti po përmend marrëveshjet që, sipas tij, Serbia nuk i ka zbatuar, por nuk po sqaron se si do të trajtohen çështjet e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe vetëmenaxhimit për serbët në Kosovë.

“Kurti po tregon cilën marrëveshje nuk e ka zbatuar Serbia, por nuk po tregon si do ta zbatojë Asociacionin dhe vetëmenaxhimin/autonominë politike territoriale që ua dha pakicës serbe me Marrëveshjen e Ohrit”, ka shkruar Tahiri.

Kritika e saj lidhet me zbatimin e marrëveshjeve të dialogut, në një proces ku çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe obligimet e palëve vazhdojnë të jenë tema të debatit politik. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.