KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia gjen pistoletë, granata dore dhe mijëra fishekë në dy lokacione në veri

Policia gjen pistoletë, granata dore dhe mijëra fishekë në dy lokacione në veri

Policia e Kosovës përmes njoftimit ka bërë të ditur, se ka gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe mjete të tjera ilegale në dy lokacione të ndryshme në komunën e Zubin Potokut, pas informacioneve të pranuara nga qytetarët.

Sipas njoftimit të Policisë, thuhet se kontrollet janë realizuar të martën nga zyrtarët e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë të Veriut, pas informacioneve se në dy lokacione mund të kishte armë dhe mjete të tjera ilegale.

"Në rastin e parë, në fshatin Parucë, policia ka kontrolluar një objekt të pabanuar, që shërbente si stallë për bagëti. Aty janë gjetur dhe sekuestruar 141 fishekë të armëve të gjata, 21 fishekë të armëve të gjata me krehër, dy fishekë të pushkës së gjuetisë, katër granata dore dhe një tytë e pushkës së gjuetisë", thuhet në njoftimin e PK-së.

Po ashtu, janë gjetur 48 gëzhoja të pushkës së gjuetisë, një pajisje për mbushjen e fishekëve, katër kuti me barot, sfera për mbushjen e fishekëve të gjuetisë, kapsolla dhe tamponë për fishekë, një maskë gazi ushtarake dhe një bajonetë ushtarake.

Në rastin e dytë, në fshatin Ranqiq, gjatë kontrollit në një objekt të pabanuar, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, katër granata dore dhe 2 mijë e 56 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Në të dy lokacionet kanë dalë edhe njësitë për trajtimin e mjeteve eksplozive (IEOD), të cilat i kanë tërhequr mjetet eksplozive në mënyrë të kontrolluar.

Policia ka bërë të ditur se deri në këtë fazë nuk ka persona të arrestuar lidhur me këto raste.

Të gjitha veprimet policore i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rasteve për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe i ka ftuar ata që të vazhdojnë të raportojnë informacione që ndihmojnë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. 

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.