KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Turp për Juventusin”, Gazzetta dello Sport me shkrim për Zhegrovën: I vetmi lojtar që po shkëlqen nuk mund të luajë në Evropë

“Turp për Juventusin”, Gazzetta dello Sport me shkrim për Zhegrovën: I vetmi lojtar që po shkëlqen nuk mund të luajë në Evropë

Gazeta më e madhe italiane “Gazzetta dello Sport” i ka kushtuar një shkrim të veçantë formës së Edon Zhegrovës, paraqitjes që kishte me Cagliarin si dhe vendimit të gabuar së Luciano Spallettit për të mos e përfshirë në Ligën e Evropës.

“Gazzetta dello Sport” e ka quajtur “turp” vendimin e Spallettit për ta lënë Zhegrovën jashtë listës, shkaku që anësori ishte i vetmi që e ngjalli Juventusin në barazimin me Cagliarin.

“Drita e vetme e Juventusit në errësirën e Cagliarit ka vetëm një emër: Zhegrova. Me të në fushë, skuadra e Spallettit u rikthye në lojë dhe ishin më vendimtar para golit”.

“Arma e veçantë që trajneri e përdori vetëm kur u nevojit për t’i ndryshuar gjërat, por nuk do ta ketë si opsion në Ligën e Evropës. Vendimi për ta lënë kosovarin jashtë ligës së UEFA-s pasi në verë u përpoqën që ta shesin, tani duket si gabim. Ka pak justifikime”, raporton ndër të tjera.

Gazeta italiane gjithashtu shtoi se Zhegrova ka rastin e artë për ta dëshmuar vetën në Serie A.

“Edhe nëse s’është në listën e UEFA-s, ai është i gatshëm për të qenë i gatshëm kurdo që t’i nevojitet në Serie A”.

Ndërkohë, Juventusi do të përballet me Celta Vigon në Ligën e Evropës./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.