KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia gjen armë dhe municione të ndryshme në dy lokacione në Zubin Potok

Policia gjen armë dhe municione të ndryshme në dy lokacione në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy lokacione të ndara në në veri të vendit ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të municionit.

Sipas njoftimit, si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm me qytetarët kanë çuar në zbulimin dhe sekuestrimin e armëve ilegale, pas një operacioni policor në dy lokacione në Komunën e Zubin Potokut.

Në rastin e parë, sipas Policisë së Kosovës, në fshatin Paruce të Zubin Potokut, njësitë policore kanë kryer kontroll në një objekt te pabanuarm, përkatësisht shtallë për ushqimin e bagëtive) ku kanë gjetur dhe konfiskuar disa lloje të armatimit dhe municioneve.

“141 fishek të armës së gjatë, 21 fishekë  të armës së gjatë me kreher, 2 fishekë të pushkës së gjuetisë, 4 granata dore, një tytë e pushkës së gjuetisë, 48 gëzhoja të pushkës së gjuetisë, 1 pajisje për mbushjen e fishekëve, 4 kuti me barot, sfera  për mbushjen e fishekëve të gjuetisë, kapcolla dhe tampon për fishekë, 1 gazmaskë ushtarake, një Bajonet ushtarake.”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, edhe në rastin dytë në fshatin Ranqiq të Zubin Potokut, njësitë policore kanë kryer kontroll në një objekt të pabanuar kanë gjetur dhe konfiskuar municione të ndryshme.

“1 armë e shkurt (pistoletë), 4 granata dore, 2056 cop fishekë të kalibrave të ndryshëm”, thuhet në njoftim.  

Në njoftim thuhet se deri më tani nuk ka persona të arrestuar lidhur me rastin.

“Në vendin e ngjarjes, kanë dalë edhe njësitë për trajtimin e mjeteve eksplozive (IEOD), të cilat kanë tërhequr mjetet eksplozive në mënyrë të kontrolluar. Të gjitha veprimet policore i janë paraqitur Prokurorit  te Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rasteve për veprën penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.