KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ministri Maqedonci diskuton me homologun polak thellimin e bashkëpunimit në mbrojtje

Ministri Maqedonci diskuton me homologun polak thellimin e bashkëpunimit në mbrojtje

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, në takimin me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes së Polonisë, Władysław Kosiniak-Kamysz, diskutoi për zhvillimet aktuale të sigurisë në nivel botëror dhe evropian si dhe për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes.

“Gjatë takimit, ministri i Mbrojtjes e njoftoi homologun polak për situatën e sigurisë në Kosovë dhe përparimin e arritur në zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

Vëmendje e veçantë iu kushtua thellimit të bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes, me theks të veçantë te mundësitë e bashkëprodhimit, si një fushë me potencial për zgjerimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve”, njoftoi Minijstria e Mbrojtjes e Kosovës.

Me këtë rast, ministri Maqedonci shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Polonisë për sigurinë e Kosovës përgjatë 27 viteve të fundit, si dhe për kontributin e ushtarakëve polakë në kuadër të misionit të KFOR-it.

“Kosova dhe Polonia vazhdojnë të bashkëpunojnë në çështje me interes të përbashkët në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, duke synuar avancimin e mëtejmë të partneritetit ndërmjet dy vendeve”, thuhet në njoftim.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.